Rreth nesh

Profili i kompanisë

o_nas2.jpg [258.33 KB]Kompania INTERkrąż Sp. z o.o që vepron në tregun polak që nga viti 1987, është lider në prodhimin e ruleve me cilësi të lartë për shiritat transportues, elementet e konstruksioneve të çelikta për shirita transportues dhe komponentëve të skeletit të kanxhave për minierat, ndërtimin dhe shumë degë të tjera të rëndësishme të ekonomisë. Klientët tanë janë disa qindra shoqëri dhe kompani që përfaqësojnë një gamë të gjerë të industrive. Një nga përdoruesit kryesorë të produkteve tona është mes të tjerash KGHM Polska Miedź S.A. (Bakri Polak sh.a) Aktualisht, komponentët e markës INTERKrąż gjejnë përdoruesit e tyre jo vetëm në tregun polak, por gjithashtu dhe në shumë vende evropiane, si dhe në tregun rus, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Ne kemi çertifikata të përshtatshme që na lejojnë të shënojmë produktet tona me shenjën e sigurisë "B" dhe gjithashtu kemi futur dhe përdorim një sistem të menaxhimit të cilësisë sipas normës PN-EN ISO 9001-2015, të lëshuar nga TUV Rheinland. Ne gjithashtu plotësojmë kërkesat e Direktivës ATEX 2014/34 / EU.

Bashkëpunimi dhe partneriteti
Prej shumë vitesh kemi një bashkëpunim të ngushtë analizues – zhvillimor me universitetet kryesore teknike në Poloni, ndër këto me Politeknikun e Wrocław-it, Akademinë e Minierave dhe Metalurgjisë ”Stanisław Staszic” në Krakov dhe Politeknikun e Krakovit ”Tadeusz Kościuszko”.

                Godło_Politechniki_Wrocławskiej.svg.png [35.63 KB]       aghkrakow.png [2.31 KB]      pkrakow.jpg [19.00 KB]

 

 Që nga fillimi i ekzistencës së kompanisë, bashkëpunojmë me shumë miniera polake. Ne aktualisht furnizojmë me produktet tona shumicën e minierave nëntokësore dhe të hapura në Poloni, si dhe në shumë centrale, fabrika çimentoje, gropa zhavorri, ndërmarrje ndarjeje, aeroporte dhe kompani ndërtimi. Me shumicën e tyre mbajmë marrëdhënie afatgjata biznesi. Jemi të hapur për kontakte të reja me institucionet shkencore dhe bizneset me qëllim krijimin e bashkëpunimit të gjerë dhe me perspektivë në funksion të zhvillimit të vazhdueshëm të produkteve tona dhe përmirësimit të proceseve të prodhimit dhe të nxjerrjes në sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe industrialë. Presim kontaktin nga ana juaj dhe shpresojmë në bashkëpunim reciprok, të frytshëm dhe afatgjatë.