Laboratori

Laborator

Laboratori analizues – zhvillimor i kompanisë INTERkrąż, veprues në infrastrukturën tonë të fabrikës që nga viti 2017 i ka objektivat e qarta, duke u fokusuar kryesisht në zhvillimin e vazhdueshëm dhe përmirësimin e produkteve tona, zgjerimin e gamës së tyre, rritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe qëndrueshmërisë së elemtenteve të prodhuara, si dhe futjen e zgjidhjeve inovative në procesin e prodhimit.

Që nga viti 2017 në kompaninë INTERKrąż operon një laborator analizues – zhvillimor, i cili shërben për të testuar dhe kontrolluar cilësinë e ruleve për shiritat transportues. Laboratori kryen analiza në fushën e kërkesave të normës polake PN-M-46606: 2010 si dhe gjermane DIN 22112-3. Ai përbëhet nga nëntë poste hulumtuese të klasit të lartë, të cilat, falë konstruksionit të tyre, lejojnë kryerjen e analizave afatgjata dhe vlerësimeve të shpejta të parametrave të zgjedhura sipas kërkesës së Klientit.

Postii kontrollit paraprak dhe i kontrollimit të gjendjes së saktësisë së zbatimit.

Posti i lëmimit dhe kontrollit të temperaturave të nyjeve të kushinetave.

Posti i kontrollit të rezistencës së rrotullimit të rulit. Dy faza diagnostike:

  • verifikimi i rezistencës dinamike të rrotullimit të rulit nën ngarkesën 250 N,
  • kontrolli i rezistencës statike të rrotullimit të rulit.

Posti i testimit të shmangies radiale dhe drejtësisë së rulit.

Posti i kontrollit të balancimit dinamik të rulit, qëllimi kryesor i të cilit është të përcaktojë madhësinë dhe pozicionin e masës korrigjuese.

Posti për të kontrolluar vulosjen e folesë së kushinetave të rulit nga uji. Vulosja e kushinetave duhet të sigurojë mbrojtje ndaj hyrjes së ujit nga jashtë dhe brenda rulit në brendësi të foleve të kushinetave dhe t'i mbrojë ato nga efektet negative të punës së rulit.

Posti për të kontrolluar vulosjen e folesë së kushinetave të rulit nga pluhuri. Vulosja e kushinetave duhet të sigurojë mbrojtje ndaj hyrjes së pluhurit nga jashtë dhe brenda rulit në brendësi të foleve të kushinetave dhe t'i mbrojë ato nga efektet negative të punës së rulit.

Posti i testimit të zhvendosjes boshtore, pra forcave që shfaqen gjatë punës së rulit, që zhvendosin shtresën e sipërme paralel me boshtin në drejtim të punës së tyre.

Posti i çmontimit të ruleve dhe i kontrollit të forcës së rezistencës gjatë nxjerrjes së boshteve.