Suksesi juaj është fitorja jonë e vogël!
Prej më shumë se 30 vitesh kompania INTERkrąż Spółka z o.o. ofron zgjidhjet më të mira në fushën e ruleve për shiritat transportues, elementeve të konstruksioneve të çelikta për shiritat transportues dhe komponentëve të skeletit të kanxhave për:
- miniera nëntokësore dhe të hapura
- ndërmarrje që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e materialeve të lirshme
- porte detare dhe aeroporte
- magazina dhe ndërmarrje seleksionimi
- ndërmarrje që prodhojnë makineri të reja (OEM).
Ne sigurojmë cilësinë e lartë të produkteve në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare (DIN, PN, ISO), garanci për min. 24 muaj, realizimin e zgjidhjeve individuale, si produkte ashtu dhe logjistikë, si dhe afate të shkurtra realizimit të porosisë.
Produktet tona me sukses gjejnë përdoruesit e tyre jo vetëm në Poloni, por edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe jashtë kufijve të tij.
Falë aplikimit të teknologjisë inovative, produktet tona fitojnë një jetëgjatësi shumë më të gjatë (deri në 25%!).
Ne jemi gjithmonë një hap përpara konkurrencës!
Rulet
Rulet e lëmuara
Rulet e lëmuara janë elemente ideale për instalimin në shiritat transportues, për transportimin e materialeve të lirshme që punojnë si në sipërfaqe ashtu edhe nën tokë. Detyra e tyre kryesore është të formojnë, mbajnë dhe mbrojnë shiritin, si dhe reduktimin maksimal të rezistencës së lëvizjes së transportuesit.
Ne ofrojmë rulet e lëmuara me diametra: 51; 63.5; 88.9; 108; 133 dhe 159 mm. Ne përdorim lloje të ndryshme të skajeve të boshtit dhe përgatisim rulet në variante të ndryshme të mbrojtjes ndaj korrozionit (lyer me bojë bazë, bojë pluhur, galvanizim). Me dëshirën individuale të Klientit, ne krijojmë rulet në dimensionet e përcaktuara prej tij, duke plotësuar nevojat dhe kërkesat e biznesit të tij.
Rulet drejtuese
Rulet drejtuese janë perfekte për stacionet e centralizimit dhe segmentet e transportuesve të lakuar. Detyra kryesore e tyre është që të drejtojnë shiritin në lëvizjen lart, që parandalon zhvendosjen anësore të shiritit të transportuesit dmth. zbritjen e shiritit nga boshti i rrugës së transportuesit. Lëvizje të tilla mund të dëmtojnë strukturën e transportuesit.
Rulet e mbështjella (të gomëzuara)
Rulet e mbështjella janë elemente me një aplikim të ngjashëm si rulet-disk. Në rulet e mbështjella, tubi prej çeliku vishet me bojë-pluhur, në të cilin pastaj vendoset një përzierje e veçantë gome të trajtuar në të nxehtë. Rulet e mbështjella karakterizohen nga qëndrueshmëri e mirë dhe jetëgjatësia.
Rulet-disk Tipi A; A + B (opsion me unaza distance)
Rulet-disk janë elemente shumë të qëndrueshme që shërbejnë për të mbajtur dhe formuar tendosjen e poshtme të shiritit të transportuesit në kthim. Këto lloj rulesh gjithashtu ndihmojnë për të eliminuar mbetjen e materialit nga shiriti. Kjo parandalon kursin jo të duhur gjatë procesit të transportit. Rulet-disk prodhohen nga një tub çeliku të lyer me bojë-pluhur, në të cilën vendosen disqe të veçanta prej gome në lloje dhe madhësi të ndryshme. Në një opsion shtesë është e mundur që të ndahen disqet me unaza distance të bëra prej materiali artificial.
Disqet e rulit mund të bëhen nga një përbërje e zakonshme gome, një përbërje gome me aditive të posaçme që kanë, p.sh. vetitë antielektrostatike, nga poliuretani dhe poliuretani me aditivë që i japin shtresës veti të veçanta.
Rulet unazore
Rulet unazore janë elemente të cilësisë së lartë të destinuar për të mbështetur rripin e sipërm të transportuesit. Ato përdoren për të absorbuar dhe shpërndarë energjinë në pikat e mbingarkesës. Unazat elastike prej gome të përdorura në të gjithë gjerësinë e tubit prej çeliku të rulit unazor parandalojnë dëmtimin e tubit, trupit dhe rripit të rulit si rezultat i materialit që bie mbi shiritin. Ne ofrojmë rulet unazore me diametra të ndryshëm.
Rulet e posaçme të aeroportit
Rulat me bucelë nga plastiku
Oferta jonë e produkteve nga viti 2018 është zgjeruar me rulat me bucelë nga plastiku, të cilët janë prodhuar në variante të ndryshme me përdorim të shtresës dhe aksit nga çeliku i thjeshtë ose i galvanizuar ose i pandryshkshëm.
Mbajtësit
Në gamën tonë të produkteve, që nga viti 2008 ndodhen elementet e çelikta të salduara në mënyrë precize të konstruksionit të rrugëve të transportimit, që shërbejnë për fiksim stabël dhe të qëndrueshëm të ruleve dhe shiritit transportues.
Mbajtësit përputhen në mënyrë ideale me gjerësitë standarde të shiritave. Ne gjithashtu bëjmë mbajtësiti bazuar në projekte individuale të sjella nga Klienti. Të gjitha elementet e prodhuara marrin mbrojtje ndaj korrozionit me cilësi të lartë, të bërë në disa variante: galvanizim me nxehtësi, lyerje me bojë pluhur dhe lyerje me bojë bazë.
Setet e ruleve vargore
Kanxhat
Elementet e skeletit të kanxhave janë futur në ofertën tonë në vitin 2012. Kanxhat me ngjitje janë zgjidhje ideale për sigurimin e tavanit dhe mureve të gërmimeve në miniera, si një skelet i pavarur ose përforcues dhe për varjen e të gjitha llojeve të ekuipazhit të minierave.
Kanxhat me ngjitje janë perfekte për minierat, që nxjerrin ndër të tjera mineralet e zinkut, plumbit dhe bakrit, si dhe në minierat e kripës dhe të qymyrgurit. Rezistenca e shufrave të kanxhave të prodhuara nga ne ndaj tërheqjes është në çdo rast mbi 500 MPa. (sipas DTR deri në 490 MPa)