Standardet e prodhimit

Standardet e prodhimit

Për të përshtatur më së miri ofertën tonë të produkteve për nevojat individuale dhe kërkesat konkrete të Klientëve, ne propozojmë 5 standardet bazë për prodhimin e ruleve tona për shiritat transportues.

Super Light

Standardi Super Light për rulet kompakte të destinuara për të punuar me ngarkesa të ulëta.

  • ndërtimi i thjeshtë që eliminon përdorimin e bucelës, kushineta e vendosur përherë në trup,
  • lyerja me pluhur ose veshja e zinkut siguron mbrojtje të shkëlqyeshme ndaj korrozionit,
  • vulosja labirintike me shumë nivele siguron një ngushtësi të kënaqshme në një mjedis me pluhur,  
  • boshti është bërë nga një shufër e sheshuar sipas EN 10060.

Light

Standardi i prodhimit Light përdoret për rulet e përshtatshme në mënyrë ideale për kushte të lehta pune.

  • Bucelat prej çeliku të llojit RL të lidhura përgjithmonë me trupin me metodën e ngjeshjes,
  • lyerja me pluhur ose veshja e zinkut siguron mbrojtje të shkëlqyeshme ndaj korrozionit,
  • Vulosja me dy elemente garanton një ngushtësi të kënaqshme në një mjedis me pluhur,
  • boshti është bërë nga një shufër e sheshuar sipas EN 10060.

Standard

Versioni standard u dedikohet ruleve që përshtaten në mënyrë ideale me kushtet e lehta të punës me kërkesa pak më të larta.

  • Bucela e bërë nga llamarina me medotën e shtypjes në të ftohtë, të lidhur përherë me trupin me ngjeshje ose saldim,
  • lyerja me pluhur ose veshja e zinkut siguron mbrojtje të shkëlqyeshme ndaj korrozionit,
  • vulosja labirintike me shumë nivele siguron një ngushtësi të kënaqshme në një mjedis të lagësht dhe me pluhur,
  • boshti është bërë nga një shufër e sheshuar sipas EN 10060.
  • Përshtatja M7 siguron montim të qëndrueshëm dhe të sigurt të kushinetës në bucelë.

Standard Plus

  • Bucela e përforcuar që siguron qëndrueshmëri më të madhe dhe kapacitet ngritës më të lartë të rulit,
  • pareti më i trashë i trupit që garanton jetëgjatësi dhe rezistencë ndaj konsumit nga fërkimi,
  • Lyerja me pluhur ose veshja e zinkut siguron mbrojtje të shkëlqyeshme ndaj korrozionit,
  • vulosja labirintike me shumë nivele siguron ngushtësi të përsosur kundër ndikimit të pluhurit dhe ujit gjatë gjithë periudhës së përdorimit,
  • mbrojtje shtesë e kushinetës dhe vulosjes në bucelë,kushinetë me saçma e vulosur nga të dyja anët, e llojit 2RS ose 2Z, që siguron jetëgjatësi të lartë,
  • Përshtatja M7 siguron montim të qëndrueshëm dhe të sigurt të kushinetës në bucelë.

Heavy

Standardi Heavy është i përshtatshëm në mënyrë ideale për përdorim të ruleve në kushte të rënda pune.

  • Bucela e bërë prej gize gri,
  • lyerja me pluhur ose veshja e zinkut siguron mbrojtje të shkëlqyeshme ndaj korrozionit,
  • boshti është bërë nga një shufër e sheshur sipas EN 10060 ose një shufër e tërhequr sipas EN 10278,
  • vulosja labirintike me shumë nivele siguron ngushtësi të përsosur kundër ndikimit të pluhurit dhe ujit gjatë gjithë periudhës së përdorimit,
  • mbrojtje shtesë e kushinetës dhe vulosjes në bucelë,
  • Kushinetë me saçma e vulosur nga të dyja anët, e llojit 2RS ose 2Z, që siguron jetëgjatësi të lartë,
  • përpunimi i bucelës lejon të arrihet qëndrueshmëria më e madhe e kushinetës dhe veti më të mira lëvizëse të rulit.